Artikelsuche
Informationen
Partner und Siegel
Sie sind hier: / Ajete Kuranore
Ajete Kuranore
Ajete nga tema "Dituria":
Surja 14 (Ibrahim): 1
**********************************************************
14:1. Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t'i nxjerrish njerëzit prej errësirave në dritë; (t'i nxjerrish prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.
14:52. Ky (Kur'ani) është kumtesë për njerëzit, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t'i këshillojë ata që kanë mend.
Surja 35 (Fatir): 19-21
**********************************************************
35:19. Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh.
35:20. Dhe as errësirat e drita.
35:21. E as hija me vapën.
Surja 39 (Zumer): 9
**********************************************************
39:9. (A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet?
Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.
Surja 96 ('Alek): 3-7
**********************************************************
96:3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
96:4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.
96:5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
96:6. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,
96:7. Për shkak se e ndien veten të pavarur.
